Site icon Telegrafi

Në orët e tij të fundit në detyrë, Trump fal ish-këshilltarin e tij Steve Bannon dhe 140 të tjerë

Presidenti i SHBA-së në largim, Donald Trump, ka falur ish-këshilltarin e tij Steve Bannon, i cili po përballet me akuza për mashtrim.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, njoftimi erdhi vetëm disa orë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Po sipas BBC, Trump gjithashtu fali për më shumë se 140 të tjerë në orët e tij të fundit në detyrë.

Në përgjithësi, 73 individë morën faljet dhe 70 të tjerëve iu ndryshuan dënimet, tha një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë.

Bannon, i cili ishte një strateg dhe këshilltar kryesor i presidentit Trump gjatë fushatës së tij 2016, u akuzua në gusht të vitit të kaluar për mashtrim rreth një fushate mbledhje fondesh për të ndërtuar një mur në kufirin SHBA-Meksikë.

Prokurorët thanë se Bannon dhe tre të tjerë mashtruan qindra mijëra donatorë në lidhje me fushatën “Ne Ndërtojmë Murin” e cila mblodhi 25 milionë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version