Site icon Telegrafi

Sonte ndryshon ora

Ashtu si çdo vit, java e fundit e tetorit, sjell me vete ndryshimin e orës.

Të dielën (më 29 tetor) do të bëhet ndryshimi i orës dimërore duke bërë që akrepat të kthehen 60 minuta prapa.

Në orën 03:00 akrepat e orës do të lëvizin një orë prapa, gjegjësisht në orën 02:00.

Ndërrimi i orës bëhet dy herë gjatë vitit, të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit, me qëllim të shfrytëzohet sa më mirë energjia diellore.

Në Evropë vitin e kaluar është përmendur si ide që të mos ketë fare “ndryshim të orës”, megjithatë nuk ka pasur veprime konkrete në këtë drejtim.

Exit mobile version