Site icon Telegrafi

Në orarin e mbledhjes së parë të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë askund nuk figuron pika për PSP-në

Sot Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë ka publikuar të gjithë ditët se kur do të mbajnë mbledhje për çështje të rëndësishme për shtetin dhe për paditë që qytetarët apo subjektet juridioke në Maqedoni do t’i parashtrojnë para këtij organi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë orar thuhet se mbledhja e parë e Gjykatës Kushtetuese do të mbahet më 28 shtator. Në rendin e ditës do të jenë njëmbëdhjetë iniciativa ku në mes tyre edhe ajo për kryqin në Butel e propozuar nga LR-PDSH-ja.

Në këtë rend dite nuk është pika ku do të diskutohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike, edhe pse katër partitë politike u morën vesh që Gjykata Kushtetuese të diskutoj për PSP-në.

Në marreveshjen politike thuhet ”Të mbahet efikasiteti, fokusi dhe qëllimet e PSP-së”./Telegrafi/

Exit mobile version