Komisioni Qendëror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se numërimi i votave me kusht, aytre me postë dhe të personave me nevoja të veçanta për komunën e Istogut, do të bëhet sot në orën 15:00.
“Ju njoftojmë se sot (e hënë, 18 dhjetor, ora 15:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga rivotimi për kryetar të komunës së Istogut.
Ftohen mediat e akredituara të përcjellin nga afër këtë aktivitet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se rezultati i zgjedhjeve për kryetar të Istogut tashmë ka ndryshuar. Sipas anëtarit të KQZ-së nga LDK-ja, Sami Hamiti, kandidati i LDK-së Haki Rugova po prinë para Dreshajt për 75 vota.
Mbrëmë nga rezultatet preliminare nga KQZ-ja, Dreshaj doli me 52 vota më shumë. /Telegrafi/