Policia në Hamilton të Ohios në SHBA sapo ka deklaruar se një person është vrarë dhe disa janë plagosur brenda një bari, në mëngjesin e sotëm.
Policia doli në vendin e ngjarjes rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm pasi ka marrë një informacion për të shtëna brenda në lokal, transmeton lajmi.net.
Sipas deklaratës së policisë, zyrtarisht një person është deklaruar i vdekur kurse disa të plagosur të tjerë janë transportuar për ndihmë mjekësore.
Policia nuk ka specifikuar numrin e saktë të viktimave të tjera apo gjendjen e tyre, transmeton lajmi.net.
Identiteti i viktimës nuk bëhet tash për tash i ditur para se të njoftohet familja e tij.
Ata nuk kanë treguar edhe më tej nëse kanë arrestuar ndonjë person apo nëse kanë ndonjë të dyshuar.
Sulm i armatosur në Ohio, raportohet për shumë viktima (Foto)
Sërish viktima. Të shtëna të shumta kanë ndodhur në një bar në qytetin Hamilton të Ohio, SHBA. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të natës (me orën lokale).
Policia dhe urgjenca ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa besohet se ka disa viktima. Deri më tani flitet se dy persona kanë ndërruar jetë, por media flasin për më shumë se kaq të vdekur.
Një vit më parë në këtë bar kishte ndodhur një tjetër sulm me armë, që kishte përfunduar me viktima.