Sot në Ohër vazhdon takimi i Komitetit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për çështjet historike, arkeologjike dhe arsimore midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, njofton AIM.
“Me Komitetin e Përbashkët Ndërdisiplinor të Ekspertëve në Ohër për takimin e katërt”, shkruan dje në “Twitter”, zv. ministri i Jashtëm grek Markos Bolaris, i cili po udhëheq edhe ekipin grek në Komitetin për librat dhe publikoi një fotografi të përbashkët.
Kjo është mbledhja e katërt e Komitetit të themeluar nga Neni 8 paragrafi 5 i marrëveshjes së Prespës.
Takimi i tretë u mbajt në Athinë më 12 dhe 13 maj 2019 dhe sipas një deklarate të përbashkët të të dy ministrive të jashtme, takimi u mbajt në një atmosferë miqësore, konstruktive dhe pozitive dhe “u arrit progres në lidhje me përmbushjen e detyrave të Komitetit dhe u konfirmuan edhe janë përpunuar përfundimet nga takimi i dytë”./Telegrafi/