Site icon Telegrafi

Në Ohër u realizuan patrulla të përbashkëta policore-prindërore

Departamenti për parandalim pranë Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Ohër, e realizoi projektin “Patrullat policore-prindërore”.

Në këto aktivitet, përveç policëve të SPB-së të Ohrit, u përfshinë edhe 15 prindër që vullnetarisht kërkuan të jenë pjesë e projektit.

Gjithashtu, pjesë e patrullave ishin edhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, Qendrës për punë sociale, përfaqësues të këshillave shkollor dhe nga Këshilli i prindërve të qendrave arsimore në Ohër.

Me këtë rast, patrulla vizitoi klube nate dhe objekte hotelierike, si edhe vende tjera ku mblidhen të miturit. Prindërit e kishin të mundur të shohin vendin se ku mblidhen fëmijët e tyre dhe cilat janë problemet e mundshme që mund të dalin gjatë argëtimeve të natës.

Policia paralajmëroi disa të mitur rreth obligimeve ligjore që duhet të respektohen patjetër./Telegrafi/

Exit mobile version