Telegrafi

Në Ohër u mbajt takim mes organizatave qytetare dhe UNESCO-s

Iniciativa qytetare “Ohri SOS”, së bashku me Shoqatën për mbrojtje të kafshëve dhe ambientit jetësor “EDEN” dhe Qendrën për hetim dhe informim për ambientin jetësor “Eko-vetëdija”, sot në orën 18 në Ohër mbajtën takim me misionin reagues nga UNESCO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim u konstatua vendimi i UNESCO-s: nëse institucionet vazhdojnë me zbatimin e projekteve dhe ndërtimeve, rajoni është në rrezik për ta humbur statusin, gjegjësisht është në rrezik të futet në listën e trashëgimisë së rrezikuar, që paraqet një hap drejt largimit komplet nga lista e UNESCO-s.

UNESCO paralajmëron të ndalohen projektet diskutabile të infrastrukturës, përderisa nuk vërtetohet efekti i tyre akumules në ambientin jetësor./Telegrafi/