Telegrafi

Në Ohër u mbajt konferencë ndërkombëtare gjyqësore

Në Maqedoni u mbajt konferencë ndërkombëtare gjyqësore, me temë ”Gjyqësia e pavarur. Aktiviteti u organizua në qytetin e Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë konferencë morën pjesë kryetarë të gjykatave të larta, të apelit, gjykatave themelore dhe anëtarë të shoqatave të gjyqtarëve dhe ekspertë juridik nga Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Gjeorgjia, Lituania, Polonia, Sllovenia, Kroacia, Çekia dhe SHBA-të.

Pjesëmarrësit theksuan se koncepti i gjyqësisë së pavarur është i vetëm dhe universal për të gjithë shtetet të cilët kanë vendosur demokraci funksionale dhe paraqetë një nga shtyllat fundamentale të sundimit të ligjit, nëse funksionon si i pavarur, të paanshme dhe efikase./Telegrafi/