Studentë dhe profesorë nga më shumë se 15 vende të botës do të prezantojnë aktivitetet e tyre kombëtare, kostumet, vallëzimet dhe kuzhinën kombëtare në Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, për të pestën herë me radhë do të shënohet 21 maji, Dita ndërkombëtare e llojshmërisë kulturore. Aktiviteti fillon sonte me shfaqjen e një filmi, por zyrtarisht do të fillojë nesër në mesditë. Programi do të përfundojë me koncert./Telegrafi/