Nesër dhe pasnesër në qytetin e Ohrit do të organizohet punëtori me temë ”Mbikëqyrja e bazuar në rreziqe”, nën organizimin e Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i kësaj punëtorie është njohja e pjesëmarrësve me mënyrën e zbatimit të mbikëqyrjes së bazuar në rreziqe, që është kërkesë e patjetërsueshme e Direktëvës së re për zgjidhje 2, për sigurime, që ka filluar të zbatohet nga 1 janari i këtij viti, në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Autoritetin Evropian për Sigurime dhe Pensione – EIOPA, që është një bashkëpunim i parë i këtyre institucioneve me një vend joanëtarë i BE-së./Telegrafi/