Telegrafi

Në Ohër mbahet seminari për sfidat dhe modernizimin e inspektoratit të tatimeve

“Sfidat dhe modernizimi i inspektoratit të tatimeve” është tema kryesore e diskutimit në seminarin për inspektorë dhe ekspertë të tatimeve nga Drejtoria e të ardhurave publike që këtë fundjavë mbahet në Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para 250 inspektorëve, ekspertëve vendas dhe të huaj dhe bashkëounëtorë nga Prokuroria publike, Drejtoria e doganave dhe Drejtoria e policisë financiare, drejtorja e DAP-it, Sanja Llukarevska theksoi nevojën për reforma kadrovike dhe organizative në këtë shërbim.

“Bashkërisht duhet të luftojmë dhe të dëshmojmë para të gjithëve se ne nuk jemi organ i trysnisë, se nuk pranojmë asnjë shtypje, se do t’i zgjidhim problemet në pajtim me ligjet, do të funksionojmë në mënyrë të drejtë, e jo selektive”, tha Llukarevska.

Për këtë takim që mbahet në Ohër pas një ndvprerje prej 11 vitesh, ajo tha se duhet të bëhet praktikë dhe të jetë mundësi për definimin e mangësive në punën e DAP-it, por edhe mundësi për shkëmbim të përvojave dhe ndarje të njohurive të reja./Telegrafi/