Qendra për menaxhim me kriza (QMK) organizon në Ohër një konferencë dyditore ndërkombëtare me temë ”Konceptet bashkëkohore të menaxhimit të krizave”, përcjell Telegrai Maqedoni.
QMK-ja bën të ditur se konferenca ka për qëllim mbledhjen në një vend të bashkësisë akademike, institucionet qeverisëse, organizatat qytetare dhe sektorin privat të Maqedonisë dhe të jashtëm, për shkëmbim të mendimeve dhe përvojave në lidhje me çështjet që lidhen me menaxhimin me kriza dhe raste urgjencash.
Sipas agjencisë së lajmeve AIM, konferneca organizohet në bashkëpunim me Fakultetin e shkencave arsimore të Universitetit ”John Hopkins” nga SHBA-ja, Universitetin ”Goce Dellçev” në Shtip dhe me Universitetin ”Biznesi” (UBT) nga Prishtina, me mbështetje të Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni./Telegrafi/