Në kuadër të fushatës ”Ditët e sigurimit privat 2016”, që mbahet për së shtati herë, nën organizimin e Odës së sigurimit privat në Maqedoni, në Ohër sot u hap konferenca tematike ndërkombëtare ” Sigurimi privat në shekullin 21: Sfida dhe përvoja”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë konferencë marrin pjesë më shumë se 120 ekspertë të kësaj lëmie nga të gjitha vendet e rajonit e më gjërë, ku do të perzantohen rreth 40 hulumtime shkencore për gjendjen e tanishme dhe sfidat me të cilat përballet veprimtaria e sigurimit privat./Telegrafi/