Insittuti për film – Akademia e filmit në Ohër, në periudhën nga 9 e deri më 12 mars, 2017, organizon festivalin e dytë të filmit ”Feelmotion” që do të mbahet në Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aktiviteti parasheh program treditorë të llojllojshëm dhe të pasur, përfshi projeksione të filmit, punëtori dhe koncerte të vogla.
Në festival marrin pjesë studentë të filmit nga Universiteti i Shtipit, Universiteti i Tetovës, Universitetit Hasan Prishtina nga Kosova, FAMU nga Çekia, FDU Cetinjë nga Mali i zi, Universiteti Jashar nga Turqia, Esra dhe FDU nga Shkupi, si edhe Akademia kombëtare për teatër dhe film nga Bullgaria.
Hapja zyrtare do të jetë më 9 mars, në ora 19:00, me shfaqjen e filmit ”90 Minutes – Berlin Project”, me regji të Ivo Trajkov./Telegrafi/