Site icon Telegrafi

Në Ohër është shkatërruar një tezgë e fushatës “Bojkotoj” i vendosur nga “Të rinjtë për Maqedoni”

Organizata jofromale “Të rinjtë për Maqedoni” kumtoi se në orët e hershme të mëngjesit, tezga e kampanjës “bojkotoj” në Ohër që ka qenë e vendosur nga anëtarët e organizatës, është shkatërruar, ndërsa materialet reklamuese janë vjedhur.

Kryesit ende nuk janë identifikuar, por nga “Të rinjtë për Maqedoni” thonë se do t’i marrin të gjitha masat e mundshme që do të mundësojnë identifikimin e kryesve dhe dënimi i tyre në gjykatë. Njëlloj, ju bëjnë thirrje organeve që të nisin ta kryejnë punën e tyre, dhe të mos jenë përkrahës të dhunës në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga organizata thonë se shkatërrimi i tezgës paraqet përpjekje anti-demokratike dhe të pandershme, me metoda fashiste të heshtin rininë dhe përpjekjen e tyre ta mbrojë atdheun e vet.

“Ky akt paraqet përpjekje direkte që t’i bëhet dëm organizatës jo vetëm financiarisht e cila financohet nga vullnetar dhe anëtarët e saj, por edhe është kanosje direkte deri tek të rinjtë drejt integritetit fizik me qëllim që të frikësohen”, thuhet në kumtesën e “Të rinjtë për Maqedoni”./Telegrafi/

Exit mobile version