Site icon Telegrafi

Në Ohër diskutohet për turizëm, synohet ngritja e Ballkanit në nivel të lartë

Rreth njëqind përfaqësues nga institucionet shtetërore të obliguara për zhvillimin e turizmit, hotelierisë dhe operatorë turistik nga Maqedonia, Serbia, Shqipëria, Bullgaria, Kosova dhe Mali i Zi, marrin pjesë në Konferencën e dytë rajonale për Asociacion Ballkanik për shoqata hotelierie, që mbahet në Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i këtij takimi është promivimi i Ballkanit si brend turistik, si edhe përfitimi më i madh për turizmin – si degë ekonomike – përmes përfaqësimit të bashkërenduar të vendeve anëtare të asociacionit.

Sipas AIM-së, nga takimi në Ohër do të dalin përfundime konkrete që do të shqyrtohen nga institucionet shtetërore dhe lokale nga të cilat pritet të ndihmojnë në realizimin e idesë për promovimin e Ballkanit pa kufij si brend rajonal turistik./Telegrafi/

Exit mobile version