Përfaqëses të BE-së, Sekretariati për çështje evropianie, ministritë dhe institucionet të obliguara për programim të IPA fondeve, si edhe OJQ-të do t’i shqyrtojnë mundësitë për përmirësimin e shfrytëzimit të fondeve për zhvillin – IPA2, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aktiviteti do të mbahet sot dhe nesër në Ohër, kurse qëllimi i takimit është përfshirja e më shumë se 200 OJQ-ve të kyçura në rrjetin e vendosjes së mekanizmave për konsultime për programim më të mirë të shfrytëzimit të fondeve evropiane për ndihmë paraanëtarëszese.
Sipas AIM-së, projekti është i organizuar për të nxitur punën në tetë sektorë – demokraci dhe sundimi i ligjit, gjyqësi dhe të drejtat themelore, mjedisi jetësor, transporti, konkurenca dhe risia, arsimi dhe politikat sociale, bujqësia dhe zhvillimi rural, si edhe bashkëpunimi rajonal dhe ndërkufitar./Telegrafi/