Një shtetase e Kosovës është privuar nga liria pasi që tentoi që me pasaportë të falsifikuar të lëshojë Maqedoninë përmes aeroportit të Ohrit.
Rasti është hetuar mbrëmë, kur gjatë kontrollës së pasaportës, u dyshua në zonjën B.R (55), nga Haraçina.
Mirëpo, pas kontrollit shtesë, zonjës në fjalë iu gjet një letërnjoftim nga Kosova, me emrin S.R.
Ajo u ndalua dhe ndaj këtij rasti janë inicuar procedurat e mëtutjeshme për rastet e këtilla./Telegrafi/