Telegrafi

Në Ohër 30 për qind më pak turistë

Ata kanë theksuar si arsye e kësaj situate është kriza ekonomike dhe liberalizimi i vizave. “Ne kemi çmime tejet të pranueshme dhe nuk jam të larta. Sigurisht janë arsyet e tjera se përse sivjet ka rënie të turistëve të huaj, por edhe ato vendor”, tha për Agjencinë e lajmeve INA, Pero Kutanoski nga hoteli “Granit” në Strugë.

Hotelierët e Ohrit kanë shprehur ankesa lidhur me infrastrukturën e keqe dhe mos shfrytëzimin e aeroportit të Ohrit, ku gjatë javës ka vetëm një fluturim dhe aterim të një avioni çarter.

Ankesa për mungesë të turistëve kanë shprehur edhe pronarët e banesave private dhe të dhomave që japin me qira. /Telegrafi/