Site icon Telegrafi

Në objektin e Komunës së Mitrovicës hapet një zyrë postare

Ndërmarrja Publike Posta e Kosovës ka hapur të enjten një Zyrë Postare në objektin e komunës së Mitrovicës. Zyra Postare është përuruar nga kryeshefi ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Pas komunave të Prishtinës dhe Prizrenit, Mitrovica bëhet komuna e tretë në Kosovë që i ka hapur rrugën hapjes së zyrës së Postës së Kosovës në objektin e saj komunal.

Nga sot qytetarët e Mitrovicës kanë mundësi të kryejnë pagesa për shërbime të ndryshme që ofrohen në Komunë, me provizionin më të ultë në vend.

Kryeshefi i Postës dhe Kryetari i Mitrovicës janë shprehur të kënaqur që bashkëpunimi i sinqertë dhe profesional mes dy institucioneve ka rezultuar me një shërbim të dobishëm për mitrovicasit.

Me ketë rast, Hoxha u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave tjera të Kosovës që ndjekin e shembullin e Mitrovicës, Prizrenit dhe Prishtinës për t’i mundësuar Postës së Kosovës të ofrojë shërbimet postare dhe financiare në objektet e tyre komunale.

“Posta e Kosovës si ndërmarrje publike që ka për qëllim ofrimin e shërbimeve sa më cilësore dhe sa më afër qytetarit është e gatshme të hap zyra në çdo objekt komunal, në çdo komunë të Kosovës, kurdo që të na ftojnë këto institucione ose kryetarët e tyre”, ka deklaruar Hoxha.

Posta e Kosovës, e licencuar nga BQK për shërbimin financiar jobankar, ofron kryerjen pagesave për qytetarët e Kosovës, pa provizion ose me provizionin shumë të ultë, në mbi 140 zyra postare të shpërndara anekënd vendit. /Telegrafi/

Exit mobile version