Në Komunën e Obiliqit sot janë paraqitur edhe nëntë raste të reja me coronavirus.
Drejtoresha e Shëndetësisë në Obiliq, Vlora Kabashi thotë për RTV Dukagjinin se këto raste pozitive kanë dalë nga testimet e 12 mostrave të marra ditë më parë.
“Shtatë nga të prekurit janë personel shëndetësorë ndërsa dy të tjerë banorë të Komunës së Obiliqit”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kabashi thotë se personeli i infektuar vjen nga qendrat familjare të Komunës së Obiliqit dhe janë raste kontakte që kanë rezultuar nga data 6 qershor.
“Personali shëndetësorë i infektuar i përket Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe QMF-së në Milloshevë”.
Drejtoresha e Shëndetësisë në Obiliq thotë se të gjithë të prekurit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po qëndrojnë në vet izolim.
Ajo thotë se për fat të mirë Obiliq ka personal të mjaftueshëm shëndetësorë dhe asnjë shërbim nuk do të ndalet./Telegrafi/