Site icon Telegrafi

Në numra – City i rekordeve, si e shkolloi Guardiola edhe një herë Mourinhon (Foto)

E shkolloi Mourinhon në derbi, Foto: Getty Images

Golat nga David Silva dhe Niolas Otamendi ja siguruan Cityt një fitore prej 2-1 ndaj Manchester Unitedit në Old Trafford.

14 – Për Cityn kjo ishte fitorja e 14-të radhazi, më së shumti se çdo skuadër tjetër ndonjëherë në një sezon të vetëm në Ligën Premier.

Rekordi i Cityt barazon atë të Arsenalit, edhe pse te Arsenali llogaritet përgjatë dy sezoneve, 2002-2003 dhe 2003-2004 çka e bën arritjen e Cityt më të veçantë

Chelsea fitoi 13 ndeshje rresht sezonin e kaluar kur siguroi titullin, por City arriti një më shumë pas triumfit ndaj Unitedit.

2 – Për të shtuar briliancën e Cityt, kjo fitore i dha fund startit 100 për qind me fitore në shtëpi Unitedit, teksa Djajtë pranuan dy gola në kampionat në shtëpi për herë të parë që prej humbjes së fundit në derbi – me rezultat të njëjtë.

Foto: Getty Images

Rekorde nuk arriti vetëm City, por edhe Mourinho mbi Guardiolan.

9 – Jose Mourinho ka humbur më së shumti ndeshje në të gjitha garat ndaj Pep Guardiolas (9 humbje) se sa ndaj cilit do menaxher tjetër, gjë që e bën katalanasin njeriun më të padëshiruar për t’u përballur me Mourinhon.

46 – City me 46 pikët e arkëtuara pas 16 ndeshjeve sezonin e kaluar do të siguronte vetëm pozitën e tetë, çka e bën këtë sezon më të vështirë për klubet në Ligën Premier.

5 – Pesë nga gjashtë përfshirjet e David Silvas në golat ndaj Unitedit kanë ndodhur në Old Trafford dhe pikërisht Silva ishte pivotal në këtë fitore tjetër në derbi.

7 – United ka humbur shtatë nga 12 ndeshjet e fundit ndaj Cityt, ashtu siç kishte humbur në 45 ndehjet e mëparshme ndaj po të njëjtit ekip. Brengosëse.

11 – City ka epërsi prej 11 pikësh në tabelë ndaj Manchester Unitedit.

/Telegrafi/

Exit mobile version