Site icon Telegrafi

Ne nuk jemi aq të veçantë – në botë mund të kemi edhe “kopjen” tonë!

Shanset janë se diku ekziston dikush që është shumë i ngjashëm dhe që mund të duket si binjak i juaji.

Duke besuar në këtë, përcjell Telegrafi, Niamh Geaney nga Irlanda dhe miqtë e saj Terence Manzanga dhe Harry Englesh, themeluesit e faqes Twin Strangers, përmes së cilës thuhet se ju mund të gjeni “kopjen” tuaj identike në pjesë të tjera të botës.

Niamh më parë ishte takuar me Karen, e cila kishte qenë shumë më afër se që mendohej, në Dublin, dhe gjatë shoqërimit kanë parë se përveç ngjashmërive fizike, ato kishin gati edhe stil të njëjtë të jetës – sikur të ishin dy motra.

Edhe pse nuk ekzistojnë konfirmime solide shkencore rreth asaj nëse kjo ka të bëjë me ADN, shkencëtarët janë të prirur për këtë shpjegim.

Shkencëtarët besojnë se ka gjasa të mëdha që këto ekzistojnë për shkak të migrimeve të ndryshme ose migrimeve individuale – të afërm, me njerëz në të gjithë botën. /Telegrafi/

Exit mobile version