Site icon Telegrafi

Në BE nuk ekziston dëshira për integrimin e Ballkanit në familjen evropiane, thonë njohësit e integrimeve  evropiane

Në Samitin Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor në Slloveni, blloku evropian tha se rajoni ka perspektivë evropiane dhe është me “rëndësi strategjike”, por nuk përmendi ndonjë afat për anëtarësimin e Ballkanit në BE.

Njohësit e çështjeve të integrimeve  evropiane thonë se pa caktim të afateve për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor në BE shtetet do të veprojnë më ngadalë.

Ndërsa, heshtjen e Bashkimit Evropian ndaj çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën e quajnë politikë hipokrite.

Sipas tyre, kjo është dëshpëruese për qytetarët e Kosovës.

Lexo po ashtu Takimi Kurti-Vuçiq, deklaratat e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor - gjithçka që ndodhi në Samitin e Bërdo-s

Analisti Dritëro Arifi tha se kur nuk ka afate kohore veprimet e shteteve janë më të ngadalshme.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor dje nuk qenë edhe aq entuziaste, sepse kur s’ka afte kohore edhe veprimet e shteteve janë më të ngadalshme, prandaj në një farë mënyre në Bashkimin Evropian ekziston një vullnet, por jo një dëshirë e madhe, për t’i integruar vendet e Ballkanit në familjen evropiane”, tha ai për RTV21.

Kurse, analisti Besnik Vasolli dhe se Ballkani është paksa i frustruar me gjendjen.

“U tha që ka perspektivë, Rajoni ka përparësi, por ky togfjalësh e dëgjojmë tash e 10 vite kështu që nuk është diçka e re. Ballkani në përgjithësi është paksa i frustruar me gjendjen, posaçërisht shtetet të cilat janë duke pritur tash e dy vite për të filluar negociatat me BE-në, ajo është Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”, deklaroi ai.

 

Exit mobile version