Site icon Telegrafi

Në Novi Pazar vandalizohen 29 varre myslimanësh (Foto)

Në varrezat “Gazilar” të Novi Pazarit janë vandalizuar 29 gurë mbivarrorë myslimanësh, raportojnë mediet serbe.

Ky akt ndodh në ditën kur besimtarët islamë festojnë Bajramin e Madh, pas muajit të sakrificës, Ramazanit.

Besimtarët myslimanë, që zakonisht vizitojnë varrezat e familjarëve në këso ditësh, kanë përjetuar pikëllim të shtuar pas asaj që kanë gjetur atje.

Nuk njoftohet për të arrestuar, por theksohet se po bëhen hetime, transmeton Koha.net.

Kryetari i Novi Pazarit e ka dënuar aktin vandal dhe ka kërkuar hetime për kapjen sa më parë të dorasëve.

Gjatë 600 vjetëve të shkuara të pranisë së islamit në këtë vbend pohohet se nuk është shënuar një akt i tillë.

Exit mobile version