Policia e Cincinnati arrestoi të mërkurën një burrë që ata thonë se qëlloi një grua në West End ndërsa ai mbante një foshnjë në njërin krah.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi të mërkurën në Liberty Street dhe Winchell Avenue, sipas njoftimit të arrestimit të Departamentit të Policisë në Cincinnati.
Viktima, një grua 54-vjeçare, i tha policisë se kishte qenë në një aksident të vogël automobil pa dëme rreth 30 minuta më parë.
After a shooting in District One on Wednesday, 31-Ladon Penn was charged with three counts of felonious assault, Child Endangering and Weapons Under Disability. A video recovered from the scene shows Penn firing multiple shots while holding an infant. Details in the post below: pic.twitter.com/Xto20TNrz1
— Cincinnati Police Department (@CincyPD) September 2, 2021
Ajo tha se shoferja e makinës tjetër i tha: “Unë do të shkoj të marr burrin tim, më mirë shkoni të merrni tuajin”.
Të dyja palët më pas u larguan nga vendi i ngjarjes, thotë policia.
Pak kohë më vonë, sipas policisë, gruaja që kishte lëshuar kërcënimin u kthye me 31-vjeçarin Ladon Penn.
Gruaja, viktimë e rastit thotë se Penn doli nga makina e tij, hyri në një shtëpi dhe doli me armë, pastaj filloi të qëllojë mbi viktimën dhe dy gra të tjera që ishin me të.
Për fat të mirë, lëndimi i saj nuk ishte serioz dhe ajo u trajtua dhe u lirua në vendin e ngjarjes.
Pak kohë më vonë, policia bëri të ditur se oficerët ishin në gjendje të ndalonin Penn dhe se kishin gjetur një pistoletë 9 mm. /Telegrafi/