Telegrafi

Në një veturë të tipit “BMW” gjendet një person i vdekur nga Struga

N.S. nga fshati Teferiç nga Struga, dje është gjetur i vdekur në veturën e tij “BMW” me targa të Strugës. Personi i vdekur është gjetur në karrigen e pasme të veturës.

Burri ka qenë i gjetur afër lumit Sateska.

Është bërë inspektim në vendin e ngjarjes nga ana ekipit hetues nga stacioni policor në Strugë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dërguar për autopsi. /Telegrafi/