Varrezat në Elizovo të regjionit Kamchatka të Rusisë, janë gërmuar nga dy arinj të murrmë, që hëngrën trupat e të vdekurve.
Mirëmbajtësit i mbytën me armë dy nga këto kafshë të egra, që nxorën 20 trupa, përfshirë edhe atë të një fëmije që ishte varrosur së fundmi, transmeton Telegrafi.
Forcat e rendit e kanë rrethuar zonën, pasi dyshojnë se kanë qenë edhe më shumë arinj – që mund të kthehen sërish. Putrat e tyre janë ende të dukshme, bashkë me mbetjet e njerëzve që ata nuk i morën me vete.
“Po e vizitoja varrin e një të afërmi, kur e pashë një ari, që iku prej meje me nxitim. I numërova 20 varre të dëmtuara, mund të ketë edhe më shumë, por u frikësova të shkoj më thellë”, ka thënë një dëshmitar.
Familjarët po e akuzojnë agjencinë funerale, që nuk i ka varrosur si duhet. Ata i akuzuan varrmihësit ‘dembelë’ që nuk i hapën varret thellë sa duhet, duke bërë që arinjtë t’i nxjerrin me lehtësi. /Telegrafi/
https://youtu.be/O_0Fcl2r39w