Site icon Telegrafi

Në një valixhe për 50 vite rrinte e fshehur kjo pikturë: Sa mendoni që mund të kushtojë!? (Foto)

Dominic Currie nga Skocia, derisa po pastronte në shtëpinë e nënës së tij, gjeti edhe një valixhe brenda së cilës kishte shumë gjëra.

Burri 50-vjeçar është befasuar kur e ka gjetur këtë pikturë, që mban nënshkrimin e gjeniut të pikturës, transmeton Telegrafi.

Shtëpia e ankandeve Christie, ka vërtetuar se pikturën me motive kubike e ka bërë Pikaso, por ende nuk e ka dhënë vlerën e saktë. Megjithatë, është thënë që vlen “dhjetëra miliona euro”.

Ndryshe, Currie beson se këtë pikturë ia kishte falur babai tij rus nënës së tij polake, gjatë lidhjes së shkurtër që kanë pasur gjatë Luftës së Dytë Botërore. /Telegrafi/


 

Exit mobile version