Në stacionin e autobusëve në sheshin “OBBRM” ka ndërruar jetë një grua 67-vjeçare nga Shkupi, njoftojnë nga MPB.
“Më 06.04.2019 në orën 09:30 në stacioni e policisë në Qendër nga ekipi i njësisë së ndihmës së shpejtë është paraqitur se në sheshin OBRM në Shkup, në stacionin e autobusëve, pas intervenimit të bërë pas marrjes së telefonatës se një gruaje iu është keqësuar gjendja shëndetësore, tek e njëjta është konstatuar vdekja pa shenja të dhunës.
Pjesëtarët e policisë kanë dalë në terren menjëherë dhe kanë konstatuar se trupi i pajetë është B.D. (67) nga Shkupi”, thonë nga MPB.
Pas urdhrit të prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar për autopsi./Telegrafi/