Armando Dobra po shkëlqen te grupmoshat U-23 të Ipswich Town.
Talenti shqiptar me pasaportë angleze po tregon formë të lartë te skuadra nga liga e tretë e Anglisë.
18-vjeçari ka arritur të shpëtojë skuadrën e tij nga humbja, pasi barazoi shifrat 1-1 në përballjen ndaj Cardiff Cityt.
Dobra rrëmbeu topin nga lojtarët kundërshtar nga mesi i fushës, për t’i zhvilluar më pas disa driblime të bukura që u përfunduan me një gol fantastik.
Shqiptari është transferuar në vitin 2019 te skuadra angleze me një kontratë njëvjeçare, e që ajo i përfundon në këtë verë, derisa Ipswich ka shprehur dëshirë që t’i ofrojë kontratë tri vjeçare. /Telegrafi/
👌 An impressive solo goal from Armando Dobra as Town U23s drew 1-1 with Cardiff City this afternoon.
👏 #itfc pic.twitter.com/PwISbUsm5t
— I(P)SWICH TOWN (@IpswichTown) March 9, 2020