Telegrafi

Në një shpellë në Siberi, është gjetur gjilpëra e vjetër 50 mijë vjet (Foto)

Hulumtuesit e kanë gjetur në një shpellë në Siberi, atë që dyshohet të jetë gjilpëra e vjetër 50 mijë vjet.

Zbulimi është bërë në hapësirën e njohur si Denisova, një vend që ndodhet në malet Altai ku edhe më herët janë bërë gjetje të rëndësishme, transmeton Telegrafi.

Mjeti i gjatë 7.6 centimetra, besohet se është punuar nga ashti i marrë nga shpendi, kurse është shfrytëzuar për qepje nga populli i njohur si Denisov.

Me anë të këtij zbulimi, tregohet se ky popull ishte shumë më i avancuar se që është menduar më parë.

Ndryshe, më herët është besuar se gjilpëra më e vjetër është gjetur në shpellën Potok që ndodhet Sloveni, e cila ishte përdorur 47 mijë vite më parë. /Telegrafi/