Telegrafi

Në një shkollë në Dragash pesë nxënës rezultojnë pozitiv me coronavirus

Drejtoria për Arsim në Komunën e Dragashit në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi, sot kanë kryer 62 testime për coronavirus, (teste rapide), në shkollën “Ilmi Bahtjari në Blaq dhe në paralelen e ndarë në Zaplluxhe.

DKA në Dragash njofton se nga këto testime, pozitiv në CIVID-19 kanë rezultuar 5 nxënës.

Njoftohet se gjendja shëndetësore e përgjithshme e nxënësve është e mirë. Edhe ata që kanë rezultuar pozitiv, kanë simptoma të lehta ose nuk kanë fare simptoma.

“Në ditët në vazhdim, ne do të përcjellim në vazhdimësi gjendjen shëndetësore të nxënësve dhe mësimdhënësve dhe do të marrim masa adekuate, me qëllim të pengimit të shtrirjes së virusit nëpër shkolla dhe më gjerë”, thuhet tutje në njoftimin e DKA-së./Telegrafi/