Site icon Telegrafi

Në një restorant të Bangkokut shërbejnë robotët

Në restorantin që shërben specialitete japoneze, myshterinjtë porosisin ushqimin në ekranin kompjuterik me një prekje në ekran, ndërsa robotët e shërbejnë atë.

Përveç shërbimit, robotët i argëtojnë mysafirët e restorantit me vallëzim, ndërsa pasi vizitorët përfundojnë ushqimin, “personeli” i kompjuterizuar pastron tavolinën.

Pronarja e restorantit modern, Lapassarad Thanaphant thotë se robotët i ka blerë në Japoni, ndërsa për ta dhe për rregullimin e lokalit ka shpenzuar 928 mijë dollarë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version