Telegrafi

Në një restorant në Australi, miu nuk i lë përshtypje kamerieres – vazhdoi të shërbente sikur nuk ishte aty

Një mi gjigant u vu re pas banakut në një lokal në Midland Gate të Australisë.

Video tregon punëtorët në një lokal të Australisë që shitnin akullore dhe që nuk merren fare me miun gjigant që po lëvizte andej dhe vazhdojnë tu shërbejnë klientëve.

“Ata e dinë se është atje”, tha një klient.

“Ata të paktën mund ta largonin nga rruga. Ata thjesht po largoheshin nga ai dhe po vazhdonin punën”, përfundoi ai.

Një përfaqësues i lokalit e quajti incidentin “të izoluar” dhe pranoi se punonjësit e “frikësuar” duhet të kishin larguar atë. /Telegrafi/