Në qytetin Trebinje të Bosnjë dhe Hercegovinës do të vijnë rreth 15 dinozaurë kopje, më i madhi prej të cilëve thuhet të jetë rreth 17 metra i gjatë dhe rreth 8 metra i lartë.
Ata, siç bëhet e ditur nga mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ata priten të vendosen në një aquapark 75.000 metra katrorësh, në Trebinje, i cili ndër tjerash do të ketë gjashtë puse dhe 15 fontana uji.
Në zemër të aquaparkut do të vendoset një galeri, ndërtesë luksoze VIP, restorante dhe apartamentet.
Siç është njoftuar më parë, ajo do të jetë e hapur për vizitorët në fillim të qershorit të këtij viti. /Telegrafi/