Site icon Telegrafi

Në një qytet në Itali, qytetarët janë shërbyer me verë të kuqe përmes çezmës, pasi kishte ndodhur një komplikim në gypat e ujësjellesit

Kush nuk do të donte që vera e kuqe të rrjedhe nga lavamani i kuzhinës?

Për disa orë të mërkurën, banorët e qytetit verior të Italisë, Castelvetro e kuptuan se mund ta kishin verën e kuqe jo vetëm nga shishet – por edhe nga rubinetat dhe dushi i tyre.

Një mosfunksionim në një kompanie që prodhon verë bëri që 1.000 litra verë të gatshme në shishe ka bërë që nga tuba të rrjedhë verë e kuqe, transmeton Telegrafi.

Kjo rrjedhje zgjati rreth tre orë dhe preku rreth 20 shtëpi, tha Giorgia Mezzacqui, nënkryetare e Castelvetro, rreth 20 kilometra në jug të Modenës.

Qeveria lokale postoi në faqen e saj në Facebook se rrjedhja nuk paraqiste ndonjë rrezik për shëndetin.

Fabrizio Amorotti, menaxher tregtar në Cantina Settecani, tha se mosfunksionimi “u vlerësua nga shumë klientë në zona, dhe na thirrën që të na paralajmërojnë për këtë dhe të ndalojmë këtë”! /Telegrafi/

Exit mobile version