Site icon Telegrafi

Në një provincë në Kinë regjistrohet rritje e rasteve me COVID-19

Provinca perëndimore kineze Xinjiang tha se është në “situatë të luftës” me Coronavirusin, teksa është shënuar rritjen e numrit të rasteve të reja.

Autoritetet në Xinjiang kanë raportuar për 17 raste të konfirmuara dhe 23 persona pa simptome më 19 korrik. Ndërkaq, 269 persona janë vendosur nën vëzhgim.

Zyrtarët në Urumqi, që është kryeqyteti i këtij rajoni, tha se kanë futur qytetin në izolim që prej 16 korrikut, kur u regjistrua një rritje e numrit të rasteve të reja. Në këtë qytet po ashtu janë ndaluar fluturimet dhe shërbimet e metrove dhe trenave. Tubimet publike po ashtu janë ndaluar.

Shpërthimi i Coronavirusit të ri besohet se ka nisur në qytetin kinez Vuhan në fund të vitit 2019.

Kina, pothuajse në pjesën më të madhe, e ka vendosur nën kontroll pandeminë, duke aplikuar masa të rrepta të izolimit, edhe pse ekspertët e huaj kanë shprehur dyshimet e tyre lidhur me numrin e rasteve të infektimeve që raporton Pekini zyrtar.

Më 18 korrik, Komisioni Kombëtar i Shëndetit të Kinës, raportoi për 252 raste aktive në mbarë vendin.

Në mbarë botën, pandemia e Coronavirusit ka lënë të vdekur mbi 600 mijë persona. Ndërkaq, numri i infektimeve në nivel global ka shkuar në mbi 14 milionë. /REL/

Exit mobile version