Telegrafi

Në një Porsche 911 futën motorin elektrik të Tesla

Kompania amerikane Sacrilege Motors modifikoi Porsche 911 (964) dhe instaloi një motor elektrik Tesla dhe e quajti projektin e saj Blackbird.

Edhe pse emri Sacrilege mund të tingëllojë si një shaka për komunitetin dhe entuziastët e 911, pronarët e kësaj kompanie pohojnë se po bëjnë gjithçka për të ruajtur frymën e Porsche klasike duke reduktuar gjurmët mjedisore, transmeton Telegrafi.

Në këtë rast, motori i ftohjes me ajër të Porsche-s, i cili zhvillon 250 kuaj-fuqi, u hoq nga vetura shumë e rrallë 911 America Roadster, e cila u prodhua në vetëm 250 shembuj midis 1992 dhe 1993, dhe një motor elektrik nga Tesla Model S u fut në atë.

Ky motor prodhon 500 kuaj fuqi dhe shoqërohet me një bateri 62 kWh që siguron një distancë prej 322 kilometrash.

Modeli origjinal 964 AR përshpejtoi nga 0 në 100 km/h për 5.6 sekonda, dhe tani arrin 100 km/h në më pak se 4 sekonda.

Sacrilege Motors ka punuar edhe në shasi, ka instaluar amortizues Penske në pjesën e përparme dhe të rregullueshëm në pjesën e pasme, ndërsa frenat Brembo kujdesen për ndalimin. Veturaa ka gjithashtu një diferencial me rrëshqitje të kufizuar. /Telegrafi/