Në një pjesë të marketeve sot në mëngjes nuk ka bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë me çka furrtarët e realizuan paralajmërimin se nuk do të prodhojnë bukë në qoftë se Qeveria merr vendim për ngrirjen e çmimit në 33 denarë për bukë prej 450 gramësh.
Në rafte kanë mbetur vetëm furnizimet e vjetra me bukë dhe llojet e veçanta të bukëve.
Qeveria e ka ngrirë çmimin e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë për 33 denarë, vendim ky i cili u mirëprit nga qytetarët.
Ndryshe, Qeveria ka shfuqizuar vendimin për subvencionim të energjisë elektrike për kompanitë që prodhojnë produkte të ushqimeve bazë.