Telegrafi

Në një moment të lumtur përkrah DJ Geek, Dafina Zeqiri: Më keni mua plotësisht

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, që një kohë të gjatë ka zyrtarizuar lidhjen me partnerin e saj, DJ Geek.

Çifti, të cilët po shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit, duket të jenë shumë të lumtur.

Së fundmi, ka qenë artistja shqiptare ajo e cila ka ndarë një fotografi përkrah të dashurit të realizuar në një nga pushimet e tyre të fundit.

E veshur me një palë bikini me lula shumëngjyrëshe, 32 vjeçarja duket në formë të mahnitshme.

Në anën tjetër, edhe DJ Geek i është përshtatur partneres me një palë pantallona të shkurtra me lule shumëngjyrëshe.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri feston 32 vjetorin e lindjes, befasohet nga DJ Geek me një festë surprizë në orët e para të ditëlindjes

“Më keni mua plotësisht”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.

Çifti i popullarizuar i shoëbizit vazhdojnë të dëshmojnë çdo ditë e më shumë dashurinë e madhe që kanë ndaj njëri-tjetrit.

Krahas dashurisë, të njëjtit janë partnerë edhe në muzikë – si gjënë e tyre primare. /Telegrafi/