Një ngjarje e rëndë është regjistruar sekondë pas sekonde nga kamerat e sigurisë në një market në Turqi.
E reja me iniciale C.T. është therur me thikë në vendin e punës nga ish-kolegu i saj Murat Yıldirim, të cilin e kishte refuzuar.
Gjithçka ka ndodhur pasditen e 13 tetorit në marketin e lagjes Aziziye në Provincën e Erzurumit, përcjell tvklan.al.
I nervozuar nga refuzimi i të resë, Yildirim u fut në market ku e goditi tri herë me thikë punonjësen në sy të klientëve.
Autori i krimit më pas u neutralizua nga ana e personelit të marketit dhe u arrestua.
C.T. u dërgua me shpejtësi në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por me tri plagë në pjesën e majtë të gjoksit dhe në shpinë.
https://www.youtube.com/watch?v=CbwntMqZ200