Një fëmijë shtatëvjeçar nga fshati Vratnicë e Tetovës e ka humbur jetën pasi që mbi të ka rënë një derë metalike nga një rrethojë, informon zëdhënësi i SPB, Marjan Josifoski, Transmeton Telegrafi Maqedoni.
Informatat fillestare janë se rasti është paraqitur në polici nga të punësuarit në Klinikën e Tetovës ku në ora 19 e 45 minuta është sjellë trupi i pajetë i fëmijë shtatëvjeçar. Sipas informatave nga spitali, mjeku kujdestar vetëm e ka konstatuar vdekjen e fëmijë i cili ka pasur shumë gjakderdhje në kokë.
Fëmija i ka përfituar lëndimet në kokë duke lozur me një fëmijë tjetër me derën metalike të rrethojës në afërsi të një shitores në Vratnicë.
“Pas autorizimit të prokurorit publik hetim në ngjarje e vendit do të kryejë ekipi i SPB Tetovës, zyrtarët e së cilës e sigurojnë vendin nga ku duhet të merren gjurmë për ekspertizë dhe ndriçim të plotë të ngjarjes, ka deklaruar Josifoski./Telegrafi/