Site icon Telegrafi

Në një fshat të Ukrainës jetojnë 58 binjakë

Fenomeni i binjakëve vërehet më se shumti te fëmijët, ngase banorët më të vjetër binjakë kanë ikur nga fshati në kërkim të një jete më të mirë.

Në Velikaya Kopanya jetojnë 4.000 banorë, ndërsa deri më tash nuk është dëshmuar shkencërisht se përse lindin aq shumë binjakë në këtë fshat.

Sipas një legjende lokale, këtë fenomen e shkakton uji i fshatit – i cili i kishte mundësuar një gruaje nga një vend i largët të mbetej shtatzënë – pas dështimeve të njëpasnjëshme.

Natyrisht, legjenda thotë se kjo grua kishte lindur binjakë.

Uji i këtij fshati ka marrë statusin e kultit, ndërsa për të marrë ca pika të këtij uji të bekuar, vijnë njerëzit nga të katër anët e Ukrainës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version