Telegrafi

Në një derbi të zjarrtë në “San Siro”, Milani triumfon në mënyrë spektakolare ndaj PSG-së

Milani ka fituar 2-1 derbin ndaj Paris Saint-Germain që u zhvillua në kuadër të rrethit të katërt në Ligën e Kampionëve.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, parisienët heshtën San Siron, duke u shënuar gol Rossonerëve.

Marquinhos asistoi te Milan Skriniar, që realizoi për 1-0 dhe duke ndezur kështu ndeshjen.

https://twitter.com/KsportsliveKE/status/1721985138521759794

Ish-lojtari i Interit filloi të festonte për golin, ndërsa tifozët e Milanit shikonin me urrejtje nga tribunat.

Mirëpo, për t’i qetësuar ata u përkujdes Rafael Leao, që realizoi në minutën e 12-të për rezultatin 1-1.

Ouseman Dembele ishte i pafat në minutën e 27-të, pasi Mike Maignan ishte tashmë i mposhtur, por gjuajtjen e tij e ndali shtylla horizontale.

Rast të mirë shënimi lëshoi edhe Leao në minutën e 37-të, kur nuk ia doli të mposhte Donnarumman nga afërsia.

Pjesa e dytë nisi më mirë për italianët, që ia dolën të përmbysin shifrat në 2-1 në minutën e 50-të.

https://twitter.com/FootColic/status/1721998878424072422

Theo Hernandez asistoi te Olivier Giroud, që shënoi mjeshtërisht në portën e ish-gardianit të Milanit.

Në minutën e 63-të, Theo lëshoi një rast të mirë shënimi, derisa Donnarumma bëri një pritje bravuroze.

Milani u mbajt deri në fund, për të fituar tri pikë të mëdha dhe për t’i mbajtur gjallë shpresat për kalim të grupit.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Milani ka pesë pikë, dy më pak se lideri Dortmundi, PSG me gjashtë dhe Newcastle United me katër. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore