Site icon Telegrafi

Në një deponi të automjeteve në Kumanovë janë gjetur 24 vetura pa dokumentacion

Policia në shtatë deponi për pjesë të automjeteve në Kumanovë janë gjetur 24 vetura pa dokumente, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dje gjatë periudhës nga ora 8:30 deri më orën 16:30 nga ana e zyrtarëve policor nga SPB Kumanovë nën shoqërimin e Inspektoratit Shtetëror Tregtar, Drejtorisë për të Ardhura Publike dhe Drejtorisë së Doganave gjatë kontrollit të bërë në shtatë deponitë të personave juridik në rrethinën e Kumanovës të cilët kanë poseduar automjete dhe kanë shitur pjesë të automjeteve.

Gjatë kontrollit të kryer në tri deponitë janë zbuluar 24 vetura pa dokumentacion, me çka të njëjtit janë konfiskuar.
Nga ana e Inspektoratit Shtetëror Tregtar në një servis për vetura janë zbuluar dy automjete me tara të Maqedonisë të cilët nuk kanë qenë të regjistruara në librin për tregti me çka është iu është përgatitur një raport dhe konfirmim për konfiskimin e përkohshëm të lëndëve për kryerjen e veprës penale.

Nga ana e SPB Kumanovë do të kryhen edhe kontrolle plotësuese për automjetet e zbuluara dhe do të ngrihet parashtresat e duhura, deklarojnë nga MPB./Telegrafi/

Exit mobile version