Site icon Telegrafi

Në një dasmë në Kili u servua tortë me marihuanë – pamjet e bëra virale tregojnë efektet që goditën të ftuarit

Një burrë është bërë viral në TikTok pasi kishte bërë një tortë duke i shtuar edhe marihuanë për dasmën e motrës së tij.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Alvaro Rodriguez, 29-vjeçar nga Santiago, Kili, mbushi një nga shtatë shkallët e tortës me kanabis – derisa përdorimi është i ligjshëm për konsum privat në shtëpi.

Ai kaloi 20 orë duke e gatuar dhe duke e dekoruar tortën përpara se ta prezantonte në festë.

Videoja, e cila ka grumbulluar mbi 13 milionë shikime në TikTok, tregon nusen dhe dhëndrin duke prerë tortën në dasmën e tyre.

Pamjet më pas tregojnë 20 nga 100 të ftuarit e dasmës duke kërcyer me gëzim dhe duke qeshur derisa fillojnë efektet e substancës. /Telegrafi/

Exit mobile version