Telegrafi

Në një burg amerikan, të burgosurit theren me thika mes vete (Video)

Pesë të burgosur janë plagosur nga therjet me thikë pas një përleshje në një burg amerikan.

Ngjarja ka ndodhur në burgun Cook County në Chicago të Illinois, një nga burgjet më të mëdha në SHBA, me rreth 9,000 të burgosur.

Zëdhënësja e burgut, Cara Smith i tha mediave lokale se kjo përleshje ishte vënë nën kontroll shpejt, edhe pse në videon e mëposhtme shihet se për 1 minutë e 20 sekonda, nuk ka asnjë ndërhyrje nga zyrtarët e burgut, transmeton Klan Kosova.

Ajo ka shtuar se asnjë nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetë.

Këtë përleshje mund ta shihni në videon e mëposhtme: