Site icon Telegrafi

NË NJË BREDHJE NËPËR PYLL

Poezi nga: Ron Whitehead
Përktheu: Fadil Bajraj

Gjethet e gjelbërta të lisave gjigantë
kërcejnë me puhizën e padukshme të verës së vonë.
Shumë lartë në qiellin e bruztë shpërthen dielli i verdhë.
Derisa unë në gushtin e lashtë endem nëpër pyll,
i rrethuar dhe i mbushur me bukuri të bollshme
të natyrës. Kur më vdiq baba u betova,
pesëmbëdhjetë më parë, se nuk do t’i shkurtoja kurrë flokët
dhe as nuk do ta rruaja mjekrën time më, asnjëherë. E tash, pas
të gjithë këtyre viteve, flokët më janë zbardhur dhe e dashura ime
Jinn Bug ma gërsheton mjekrën time të bardhë dhe e thur me bizhuteri
shumëngjyrëshe që shkëlqejnë në dritë.
Dhe derisa endem në këtë shteg kafshësh zemra ime rrezëllitëse
këndon këngë lavdie të mbushura me plot e përplot magjepsje
të papërshkrueshme të mirënjohjes dhe gëzimit.
Sa kohë m’u desh për të arritur këtu, në këtë vend
ku më në fund jam në gjendje të pranoj dhe të përqafoj
plotësisht frymën paqësore që ka qenë gjithmonë
e pranishme në zemrën time? Pas një jete përplot
rreziqe, me dështime të panumërta, dhe me përvoja
buzë vdekjes? M’u deshën 73 vjet, ama më në fund,
e kuptoj, derisa endem nëpër pyll,
se më në fund kam mbërritur.

Exit mobile version